Para të pranishmëve në Gjermani, kryeministri, Albin Kurti, ligjëroi për ekonomi.
Por, në Kosovë, më e rëndësishme se kjo po konsiderohet një fushë tjetër, ajo e sigurisë.
Megjithatë, sipas opozitarëve kryeministri, Albin Kurti, nuk po e vlerëson si të tillë, andaj udhëtoi për pesë ditë nga Franca në Austri e të martën edhe në Gjermani, njofton Klan Kosova.
Opozitarët bile, thonë se veprimi i kryeqeveritarit bie ndesh edhe me njoftimin e Ambasadës amerikane që qeveritarët të mos udhëtojnë në këtë kohë, që po vlerësohet kritike për vendin.
Veç kryeministrit, aktualisht jashtë vendit po qëndron edhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi që zhvilloi disa takime në Bruksel.
Derisa, në Gjermani qëndroi këto ditë edhe ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gervalla-Shwarz.
https://www.youtube.com/watch?v=-tq98WHkveg
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.