Oppo ka krijuar një telefon inteligjent posaçërisht për tifozët e zjarrtë të ekipit sportiv FC Barcelona. Kompania e krijoi këtë telefon për të festuar partneritetin 3 vjeçar me ekipin spanjoll të futbollit. Kompania ka krijuar vetëm 5 mijë njësi të telefonit inteligjent Oppo R7 Plus FC Barcelona Edition, që quhet ndryshe “telefoni inteligjent i kampionëve”. Ky telefon kushton 550 dollarë, shkruan krokodili.al.
Versioni special mban logon e ekipit të Barcelonës në anën e pasme. Duke filluar nga 12 shtatori, Oppo do të organizojë një ankand në eBay, ku do të shesë telefona me autografe nga lojtarët më të mirë, si Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Dani Alves. Të gjitha fitimet do të përdoren nga ekipi i Barcelonës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.