Në websajtin zyrtar, Oppo ka listuar smartfonin Oppo Neo 5s, që është pasardhës i Neo 5 të prezantuar vitin e kaluar.
Telefoni ka ekran 4.5 in2 IPS me rezolucion 854x480 pikselë dhe fuqizohet nga procesori Qualcom Snapdragon 410 MSM8916, katërbërthamësh, me shpejtësi 1.2GHz. Kartela grafike është Adreno 306, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 128GB me microSD.
Platforma e operimit është Android KitKat 4.4 me UI ColorOS 2.0.1.
Kamera kryesore është 8MP me teknlogjinë Pure Image 2.0, me vetëfokusim dhe LED blic, ndërsa Selfie kamera është 2MP.
Bateria ka kapacitet 2,000 mAh, ndërsa çmimi 160 euro.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.