E hëna në emisionin "Ora e Pasdites", nisi me muzikë, por jo me bendin e dikurshëm. Kësaj radhe performues ishin djelmoshat e rinj, nga grupi "Dhjetori".
Tre djelmoshat: Endrit Krasniqi, Rron Ukimeraj, edhe Zog Zeqiri, në mungesë edhe të një pjesëtari tjetër, flet për disa minuta rreth filleve të tyre në fushën e muzikës.
"Këngët i kam shkruar bashkë me Adonisit, kur jemi kanë në shkollë të mesme, domethënë punojmë me këtë që tre vjet,po e kemi anashkaluar pak shkaku fakultetit, por, filluam me i marr hapat e jetës, vazhduam me u bë më të mëdhenjtë. Domethënë i kemi shkruar në shkollë të mesme, edhe pastaj me Zogun, në shtëpi të zogut, na kemi qejf me thirr atë "studio", me ia ndreq vetës, me bë më interesant. Aty, kemi filluar me i bë disa demo të vogla, edhe Zogu u përkujdes për me krejt IP-in", u shpreh Endriti.
Anëtari tjetër, Zogu, foli se si ndihen në moshë kaq të re kur dalin para publikut.
"Shumë kënaqësi me përformu para një audience, domethënë e sheh që po ju pëlqen muzika, sidomos kur e ki një lidhje të fortë me muzikantët në skenë", tha ai. Katër djemtë së shpejti në treg do të dalin edhe me albumin e tyre, të cilit do të ia bashkëngjitin edhe një koncert në sheshin e kryeqytetit.
Por se si e përshkruajnë llojin e muzikës së tyre, mund ta kuptoni nga Zogu përmes linkut të mëposhtëm:
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.