Në emisionin e sotëm “Ora e Pasdites” në Klan Kosova, të ftuar ishin një çift mjekësh ortopedë, Artan Bejta dhe Jehona Sahiti- Bejta.
Ata në bashkëbisedim me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi diskutuan për dy operime mjaft të veçanta, ku Artani operoi brenda të njëjtës ditë dy persona me plot 100 vjet dallim në moshë.
Ai operoi një 8 vjeçar dhe një 108 vjeçare.
“Kjo është një rastësi që ka ndodh në Spitalin e Mitrovicës. Zonja ishte e lindur në vitin 1915 kurse djali në vitin 2015, ishte një ndjenjë e veçantë për shkak se kishte të bënte me dy mosha shumë të ndryshme edhe pacientët filluan aty me diskutu punën e moshës. Fatmirësisht, operacionet shkuan mirë. Ndjenja ish shumë e veçantë, dy mosha me aq diferencë të madhe me i bo për të njëjtën ditë, dhe ti me qenë personi që me të rastis me bo”, u shpreh doktori Artan Bejta.
Edhe bashkëshortja e tij, doktoresha Jehona, tha se ky rast ishte shumë i veçantë.
“Po shumë i veçantë, me të vërtetë një rastësi e rrallë, me një shekull diferencë në moshë, por për fat që puna ekipore dhe përkushtimi, edhe pse kushtet e spitaleve tona lënë shumë për të dëshiruar, rastet kanë shkuar mirë, dhe kënaqësi me i pa që dytë janë shëndosh e mirë”, deklaroi ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=8Lcb9gKtI18
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.