E shtuna e 21 tetorit, iu dedikua orës letrare “Metamorfoza e Vjeshtës”, në kuadër të trevjetorit të vdekjes së shkrimtarit Ramadan Musliu, e që u mbajt në Qendrën e Kulturës në Viti.
“Metamorfoza e Vjeshtës”, u dha mundësi të gjitha gjeneratave të ndryshme nga viset shqiptare për pjesëmarrje. Nga 53 poetë në konkursin letrar, 30 nga ta u kualifikuan për katër çmimet e ndara si dhe çmimin kryesor “Ramadan Musliu”, raporton Klankosova.tv
Disa nga pjesëmarrësit po i mirëpresin aktivitetet e tilla.
Pasi sipas tyre janë goxha shans i mirë se “iu jepet mundësia të shprehin mënyrën e të shkruarit të tyre”.
Çmimi i parë iu dha Myzafer Ramiqit, ndërsa ai me emër të shkrimtarit “Ramadan Musliu” iu dha Merxhan Avdylit./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=sm0hy65sT-c
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.