Orët e vendosura në sheshet "Zahir Pajaziti" dhe "Edit Durham" të kryeqytetit tash e sa kohë nuk po punojnë, pasiqë nuk po mirëmbahen nga Komuna e Prishtinës.
Habib Qorri, shef i sektorit për shërbime publike në drejtorinë e shërbimeve publike në komunën e Prishtinës ka thënë për Klan Kosovën se orët në këtë sheshe nuk punojnë sepse ka telashe me instalimin e rrymës në këto orë, gjë që sipas tij "e bënë të pamundur funksionimin normal të tyre".
Ai ka bërë me dije se planfikojnë që së shpejti ta rregullojnë këtë defekt, njofton Klan Kosova.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.