Se janë tifozët më të çmendur në trojet shqiptare e kanë dëshmuar ndër vite duke përkrahur vazhdimisht klubet e qytetit të Mitrovicës.
Edhe në kohën kur klubet sportive të qytetit të minatorëve përballeshin me probleme të ndryshme financiare, shumë nga to duke luftuar edhe për mbijetesë, ishin këta tifozë që jetojnë në qytetin me probleme të shumta por që asnjëhere të vetme nuk u ndalen së përkrahuri sportin e qytetit.
Fjala është për tifozët ‘Torcida’ nga Mitrovica, të cilët krahas përkrahjes për sportin tani ata po tentojnë të ngjallin edhe jetën kulturore të qytetit të tyre, shkruan ditori.com
Këtë here tifozët e qytetit buzë Ibrit, kanë organizuar një koncert ‘të çmendur’ duke mbledhur të gjithë artistët e qytetit të cilët do të performojnë nesër në palestrën ‘Fatime Xhaka’ e cila ndodhet afër stadiumit ‘Riza Lushta’.
Koncerti që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 20:00 sipas Torcidës bëhet pas sezonës së lodhshme të sportit mitrovicas dhe mëton të jetë tradicional.

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.