Në Sallën e Kulturës në Drenas është mbajtur një organizim përkujtimor në nderim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, përfshirë fëmijë dhe të rritur, si dhe familjarë të viktimave që humbën jetën gjatë luftës nga forcat serbe, raportoi nga vendi i ngjarjes gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani.
Ngjarja, e cila po organizohet për të katërtin vit me radhë, përfshiu valle përkujtimore dhe aktivitete të tjera simbolike, tha mes tjerash gazetarja Hasani.
Ndiqni detajet e plota:
https://youtu.be/V668DTIBSyw
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.