Lajmet e fundit

Lojërat Masive të së dielës do të jenë nga ngjarjet më të rëndësishme të profilit të lartë duke përfshirë një paradë ushtarake për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut. Ajo do të zgjas një muaj me ngjarje që janë dizajnuar për të joshur investimet e huaja, të tërheq turistë dhe për të prezantuar fokusin në ekonomi të udhëheqësit Kim.
Por a e dini se çka janë “Lojërat Masive”?
Pavarësisht emrit të tyre, ato janë një shfaqje e madhe arti dhe vallëzimi, të ngjashme me ceremonitë e hapjes dhe mbylljes për Lojërat Olimpike dimërore apo verore.
Lojërat kanë ardhur në versione të ndryshme gjatë viteve, me shfaqje që theksojnë tema të ndryshme historike, ekonomike, politike dhe kulturore.