Këtë të diel në emisonin "Familja ime" me Mirjeta Morina, u diskutua për problemet e shputave të këmbëve tek fëmijët, ku i ftuar ishte edhe specialisti i ortopedisë, Lavdim Berisha.
Ortopedi Berisha, tha se problemet e shputave tek fëmijët janë mjaft të shpeshta. Ato ndahen në dy grupe: problemet e shputave të këmbëve që janë si pasojë e lindjes, apo që vërehen menjëherë pas lindjes, dhe problemet e shputave të këmbëve që vërehen menjëherë pasi fëmija fillon të ec.
"Problemet kongjinetale apo të lindura, kur vërehen në momentin e lindjes, atëherë janë probleme që vërehen në maternitetin apo në spitalin ku ndodhë lindja, dhe ato menjëherë fillohen të trajtohen prej specialistit gjinekolog, neatologut, dhe normalishit thirrët në konsult edhe ortopedi, për vazhdimin e trajtimit të mëtutjeshëm".
Ai tregoi se këto probleme sinjalizohen edhe nga vet famijlarët dhe zakonishit trajtimi nuk neglizhohet. Ndërsa atëherë kur problemet e shputave zhvillohen me rritjen e fëmijës, apo me fillimin e ecjës, nisin nga mosha një (1 )vjeçare, dhe pikërishit këtu prindërit i vërejnë problemet e tilla, brengosen dhe kërkojnë ndihmën e ortopedit, njofton Klankosova.tv.
"Shumica e problemeve, për të cilat prindërit kërkojnë ndihmë tek ortopedi, janë shputat e rrafshta apo ecja me gishtat e shputave të kthyera nga brenda, pra këto janë problemet që ne i hasim në përditshmëri, dhe janë të pranishme në ordinancat tona ortopedike".
https://www.youtube.com/watch?v=mbOp3ynSB2I
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.