Ylli i tenisit Naomi Osaka, ka njoftuar tërheqjen e saj nga turneu i tenisit “French Open” pas paralajmërimeve të zyrtarëve se ata do ta përjashtojnë nga turneu nëse ajo nuk do të merrte pjesë në konfercat e detyrueshme për shtyp pas ndeshjeve.
Në një shkrim të postuar në rrjete sociale, katër herë kampionia e Grand Slam ka thënë se situata ka arritur në pikën që ajo kurrë nuk e imagjinuar ose e ka synuar.
“Mendoj se tani gjëja më e mirë për turneun, lojtraët e tjerë dhe mirëqenien time është që të tërhiqem në mënyrë që ë gjithë mund të përqendrohen në garën që po zhvillohet në Paris”, ka shkruar Osaka, transmeton klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.