Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë takim njoftues u diskutua lidhur me bashkëpunimin e mirë që kanë MPB dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.
Me këtë rast, ministri i brendshëm tha se një nga prioritet e MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.
Ai falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Ndërsa, Braathu i konfirmoi ministrit Gashi se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.