Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se pezullimi i Kreshnik Gashit nga detyra e Shefit të AKI-së, ka ndodhur më herët para se të bëhej publik vendimi.
Osmani pas takimeve të sotme të zhvilluara në Shqipëri, në adresimin për media, u shpreh se e kanë denoncuar gjithë rastin me çështjen e kasafortës në presidencë, dhe presin që organet e drejtësisë të merren me të, njofton Klan Kosova.
''Nuk është përcjellë pezullimi pas lirimit nga detyra të Kreshnik Gashi''.
''Por, ka ndodhur disa ditë më herët, pezullimi ka ndodhur katër ditë më herët. Pra nuk ka ndodhur sot, ka ndodhur më moti''.
''Si Presidencë kemi denoncuar rastin, bazuar në atë që kemi parë, nuk do të ishte në rregull që unë të komentoj organet e rastit''.
''Është detyrë e imja që ta mbrojë integritetin e institucionit që udhëheq dhe atë do ta bëjë me ligjshmëri dhe asgjë më shumë''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.