Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
"Ippon në 30 sekonda! E arta jonë Distria, bravo! Vazhdojmë përpara", ka shkruar Osmani në Facebook./Klankosova.tv
Vetëm 37 sekonda i mjaftuan Distria Krasniqit, për t’u kualifikuar më tej në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Ajo e vendosi në kokërr të shpinës kundërshtaren e saj nga Indonezia, Maryam March Maharani.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.