Ishte ndër vendet e fundit të rajonit që u prek me Covid-19.
Por Kosova tashmë ka arritur shifra alarmante të të prekurve me këtë virus, në krahasim me vendet evropiane.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins dhe Eurostat, Kosova është në vendin e tretë për kah numri i të prekurve nga data 12 deri me 26 qershor, me 47 të infektuar në çdo 100.000 mijë banorë.
Listës i prinë Suedia me 151 të prekur dhe Maqedonia e Veriut me 98, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq Italia e cila kishte shënuar rastet e para të infektimeve me Covid-19 në Evropë, në këtë raport renditet vendi i 24 me 6 persona të infektuar në çdo 100.000 banorë.
Për këtë raport ka alarmuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale duke kërkuar vëmendje urgjente të qeverisë dhe përkushtim të qytetarëve, në respektimin e udhëzimeve.
Kronikë nga Albana Rahmani.
https://www.youtube.com/watch?v=T7YT6f2MXJc
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.