Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur përkrahjen e saj për fëmijët me autizëm.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe mbështetet, shkruan KlanKosova.tv.
"Sikurse çdo vit, edhe sot, jemi krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, për më shumë mirëkuptim, mbështetje dhe dashuri për secilin fëmijë. Sepse çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të mbështetet", ka shkruar Osmani në Facebook.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.