Për dhunimet seksuale të Serbisë në Kosovë, dëgjoi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ato i rrëfeu në Këshillin e Sigurimit hiç më pak se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përmendi rastin e një 9-vjeçareje e cila u dhunua nga serbët gjatë luftës në Kosovë, raporton Klan Kosova.
Për Osmanin është detyrë morale për të çrrënjosur këtë praktikë të neveritshme.
Në këtë kontekst nuk mbeti pa u përmendur edhe heroina Vasfije Krasniqi Godman, që ishte e para grua që foli publikisht se ishte viktimë e dhunës para më shumë se dy dekadash.
Vendosmëria e saj bëri që për rastin e saj të dëgjojë e gjithë bota.
Ky diskutim u zhvillua me ftesë të Shqipërisë si kryesuese e takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB, si tryeza më e lartë vendimmarrëse në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=LwwRSbXENco
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.