Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një grup albanologësh nga mbarë bota, në 50-vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare.
E para e vendit, bashkë me grupin e albanologëve diskutoi për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare, njofton Klankosova.tv.
“Në 50 vjetorin e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare, prita një grup albanologësh nga mbarë bota, me të cilët diskutuam për kontributin e shumë brezave, gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për ta themeluar një institucion të kultivimit të dijeve për gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare”, është shprehur Osmani.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.