Presidentja Vjosa Osmani është takuar me grupin e vajzave karateiste të Kosovës që kanë fituar medalje të bronzta në kampionatin botëror në Budapest.
Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se Osmani ka thënë se triumfi në kampionatin botëror në Budapest shpërfaqë shpirtin luftarak të karateisteve tona.
"Medalistet e bronzta të Kosovës janë yjet e Kosovës, që po e rrisin shkëlqimin çdo ditë e më shumë", ka thënë Osmani./Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.