Ronnie O'Sullivan ka fituar titullin e tij të shtatë si kampion i botës në bilardo (snooker), duke mposhtur Judd Trump, me rezultat 18- 13.
O’Sullivan shpesh i diskutueshëm ka qenë lojtari më popullor dhe më polarizues në botën e këtij sporti për më shumë se dy dekada, duke u bërë idhull për shumë prej lojtarëve më të rinj, si puna e Trump i cili ishte 11 vjeç kur kampioni fitoi titullin e tij të parë botëror në 2001.
O'Sullivan ka pasur shumë momente ku dukej sikur kishte mbaruar plotësisht me bilardon, pasi kishte pasur përplasje me administratorët dhe lojtarët e tjerë, si dhe duke shprehur një përbuzje të përgjithshme për vetë sportin.
●●●
BXSHKRIMI NGA
B X
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.