Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për hartimin dhe miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së dhe rritjen e pensionit të veteranëve në nivelin e pagës minimale në Kosovë.
Në reagimin e tyre, OVL e UÇK-së paralajmëron se, nëse nuk merret iniciativa për zbatimin e këtyre kërkesave dhe përmirësimin e statusit të veteranëve, do të organizohet protestë, shkruan Klankosova.tv
Organizata thekson se qëllimi i tyre është të sigurohet respektimi i të drejtave, dinjitetit dhe mbrojtja e historisë së luftës çlirimtare./Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.