Oxfam ka paralajmëruar se, deri në fund të vitit, "12,000 njerëz në ditë mund të vdesin nga uria e lidhur me Covid-19 - potencialisht më shumë sesa do të vdesin nga vetë sëmundja".
Organizata thekson se një numër faktorësh do të shkaktojnë një rritje të urisë, përfshirë papunësinë masive, prodhuesit e ushqimeve që merren me bllokime dhe vështirësi në shpërndarjen e ndihmës.
Raporti i tyre identifikon 10 "pikat e urisë": Jemeni, Kongo, Afganistani, Venezuela, Saheli i Afrikës Perëndimore, Etiopia, Sudani i Jugut, Siria, Sudani dhe Haiti, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.