Një prind që ka fëmijën në klasën e tretë, ka shprehur ankesë lidhur me mungesën e orës së edukatës fizike për nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren.
Ai është ankuar në redaksinë e Klankosova.tv, duke thënë se fëmijët nuk po zhvillojnë fare aktivitete fizike në shkollë, gjë që është thelbësore për zhvillimin e tyre.
Sipas tij, nëse mësuesja e përgjithshme nuk është në gjendje ta mbajë këtë lëndë, atëherë duhet të angazhohet një arsimtar i edukatës fizike.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.