Mërgimtarët që nga vende të ndryshme janë duke ardhur për pushime në Kosovë, janë duke u përballur me pritje të gjata nëpër pikëkalimet kufitare në Evropë.
Nervoza edhe më shumë u shtohet atyre, kur para se të hyjnë në vendlindje duhet të paguajnë kartonin e gjelbër, për ditët e qëndrimit në vend pas 31 dhjetorit. Deri me këtë datë këtë sigurim ua paguan qeveria, njofton Klan Kosova.
Në pikën kufitare në Merdare thonë se janë duke punuar me kapacitete të plota, në mënyrë që të mos ketë pritje të gjata.
https://www.youtube.com/watch?v=b4p9uZedSo8
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.