Profesori Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se Sali Berisha në këto zgjedhje s’ka qenë mjaft kreativ.
Paçarizi gjithashtu tha se Berisha është mbështetur vetëm në modelin e Donald Trumpit, përcjell Klankosova.tv.
“Unë menoj që Berisha në këto zgjedhje nuk ka qenë mjaft kreativ dhe është mbështetur vetëm në modelin e Trumpit”.
“Është përpjekur që në Shqipëri me e ofru njëfarë lloj narracioni gjoja se ky dhe Partia Demokratike përfaqësojnë atë që Trump përfaqëson për Amerikën dhe duhet të vijë në pushtet”, u shpreh tutje Paçarizi.
https://www.youtube.com/watch?v=0hss475H7RA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.