Fëmijët me sëmundje onkologjike të cilët po trajtohen në repartin e Hemato-Onkologjisë në Pediatrinë e QKUK-së, pos sfidës me shëndetin kanë edhe mungesën e shërbimeve.
Mjekimin e tyre nuk e kanë aspak të lehtë as mjekët e repartit hemato-onkologjik për t'i trajtuar, duke qenë se ka mungese ilaçesh e shërbimesh, raporton Klan Kosova.
Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajqevci-Uka tha se kimioterapi jepet komplet tek këta pacientë pediatrikë, mirëpo shërbimi i radioterapisë ende nuk po arrihet të funksionalizohet për të cilën duhet të bëhet me ndihmën e Institutit të Onkologjisë. Ndaj për radioterapi duhet shkuar jashtë vendit.
Pos këtyre, udhëheqësja e pediatrisë bëri të ditur se kanë mungesë edhe të barnave, antibiotikëve ku kjo pamundëson trajtimin e fëmijëve më sëmundje malinje.
Sipas pediatres Grajqevci-Uka, nëse nuk do të ishin donatorët sa i përket sigurimit të terapive, vështirë që do të arrihej trajtimi i këtyre rasteve, ku aktualisht 80% e rasteve me kancer tek fëmijët trajtohen në QKUK.
Ankesë tjetër e pediatreve të këtij reparti është edhe numri tejet i vogël i infermierëve – vetëm dy sosh për 20 fëmijë.
Të gjitha këto, profesionistet e Pediatrisë i shprehën tek deputetët e mazhorancës që vizituan këtë repart për shënimin 1 Qershorit.
Ligjvënëset premtuan ndihmë në politika buxhetore teksa thanë se çdo diagnozë që nuk kryhet në QKUK duhet të mbulohet nga shteti.
Pediatria gjatë një viti diagnostikon 55-60 raste të reja të fëmijëve me diagnoza onkologjike, vetëm në 10 ditët e fundit janë identifikuar tri raste me leukemi akute. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=HVS1obF0n4s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.