Lloji i gjakut i pacientëve me kancer mund të luajë një rol në rrezikun e tyre për mpiksje të rrezikshme të gjakut, thonë studiuesit.
Kanceri dhe trajtimet e tij rrisin rrezikun për tromboembolizëm venoz (VTE). Kjo përfshin trombozën e venave të thella (DVT, një mpiksje gjaku që zakonisht formohet në venat e thella të këmbës) dhe emboli pulmonare (PE, një gjendje kërcënuese për jetën që ndodh kur një mpiksje gjaku shkëputet dhe udhëton në arteriet e mushkërive).
Ky studim arriti në përfundimin se pacientët me kancer me grupe gjaku jo 0, si tipet A, B dhe AB, janë në rrezik të shtuar për VTE.
Gjetjet nga një analizë e të dhënave nga më shumë se njëmijë e 700 njerëz në Austri, me një diagnozë të re ose të përsëritur të kancerit, u botuan së fundmi në revistën Blood Advances.
Studiuesit raportuan se pacientët me kancer me grupe gjaku jo 0 kishin më shumë gjasa të zhvillonin VTE tre muaj pas diagnozës ose rikthimit të kancerit, përcjell Klankosova.tv
Englisch tha se rreziku i rritur nuk është i dukshëm në kohën e diagnozës, sepse terapitë e kancerit rrisin shanset për zhvillimin e mpiksjes së gjakut.
Hetuesit zbuluan gjithashtu se pacientët me grupe gjaku jo 0 dhe tumore jashtë kategorisë së sëmundjeve me rrezik të lartë, kishin më shumë gjasa të zhvillonin mpiksje.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.