Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka nënshkruar të martën një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në sektorin e gurëthyesve.
Sipas njoftimit, “vendimi obligon të gjithë operatorët e gurëthyesve që, në mënyrë të menjëhershme, t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike dhe mjedisore”.
Kjo pasi, sipas njoftimit të ministrisë, për vite me radhë, malet dhe peizazhet e Kosovës janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve.
“Operatorët obligohen që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së Ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda tij rezulton me humbjen e të drejtës për shqyrtim administrativ, si dhe aktivizimin e menjëhershëm të inspektimit të jashtëzakonshëm në terren”, u tha në njoftimin e MMPH-së. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.