Pas humbjes ndaj Mayweather erdhi reagimi i menaxherit të Pacquiao, Frederic Roach, i cili tha se filipinasi boksoi me një shpatull të dëmtuar.
“Ai kishte dëmtuar shpatullën në një ndeshje stërvitore në 11 mars, por komisionerët e ndeshjes nuk na lejuan që të bënim një injeksion anti-inflamator”, tha ai.
Këto pretendime të Roach i hodhën poshtë komisionerët të cilët thanë se nuk ishin në dijeni për diçka të tillë, e as që u ishte kërkuar injeksioni.
“Nuk e dinim nëse ai ishte i dëmtuar dhe sa i rëndë ishte dëmtimi. Nuk mund të jepnin konsensusin tonë për injeksion me një fjalë goje, ata duhet të na kishin dërguar kërkesë me shkrim”, thanë zyrtarët e garës.
Pacquiao humbi meçin me pikë pas vendimit unanim të gjyqtarëve në favor të Mayweatherit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.