Boksieri filipinas, Manny Pacquiao, është shprehur i zhgënjyer, por edhe mjaft krenar për ndeshjen e humbur në Las Vegas, kundër Floyd Mawyeather.
“Zhvillova një ndeshje të mirë dhe mendova se kisha fituar. Ai nuk bëri asgjë, thjesht lëvizi në cepat e ringut. E kisha në duart e mia shumë herë dhe mendoj se jam unë fituesi i kësaj sfide”.
“Nuk është e lehtë kur kundërshtari lëviz shumë dhe je i detyruar ta sulmosh. Unë isha në gjendje të menaxhoja fuqinë e tij. Kam parë kundërshtarë edhe më të fortë”.
Kjo ndeshje mund të rezultojë vendimtare për vendimin që do të marrë filipinasi, i cili mund të kërkojë një ndeshje tjetër, por nuk përjashtohet mundësia që ai të angazhohet me kohë të plotë në politikë për të hedhur bazat e kandidaturës së tij për president në Ishujt Filipine pas 4 vjetësh.
Ndërkohë, menjëherë pas kësaj sfide kanë reaguar disa nga emrat më të mëdhenj të boksit profesionist.
Oscar De La Hoya e cilësoi një turp atë çfarë u shfaq në arenë duke u kërkuar falje fansave të vërtetë të këtij sporti. Ndërkohë Amir Khan uroi Mayweather për përformancën e treguar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.