Pavarësisht shkëputjes së njëanshme të Kontratës Kolektive nga ana e Ministrisë së Arsimit, mësimdhënësit që kanë padi aktive në organet e drejtësisë do të përfitojnë nga kompensimi.
Sipas juristit, Mentor Beqiri, nëse vërtetohet se vendimi i shkëputjes është me bazë ligjore, lëndët që janë dërguar deri në atë datë ka mundësi të fitohen, njofton Klan Kosova.
Sipas Beqirit, një nga arsyetimet e Ministrisë së Arsimit, për shkëputje të njëanshme, që lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e qeverisë aso kohe, nuk është i qëndrueshëm. Kjo për faktin se në atë qëndrim ishte thënë se vendimet e qeverisë do vlejnë dhe do kenë fuqi.
Për dëmet e shkaktuara nga kontrata kolektive, edhe komunat u patën drejtuar në fund të gushtit në organet e drejtësisë, andaj nëse bëhet marrëveshje e re, niveli lokal kërkon të mos i lihet përgjegjësia nëse nuk janë palë nënshkruese.
https://www.youtube.com/watch?v=TXU1MGEPXE4&t=15s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.