Operatori japonez NTT Docomo prezantoi telefonin inteligjent Arrows NX, i cili ka të integruar teknologjinë njohjes së irisit të syrit. \
Nëpërmjet kësaj teknologjie përdoruesit kanë mundësi të zhbllokojnë telefonat dhe të blejnë gjërat vetëm duke parë tek kamera ballore e telefonit.
Kamera e telefonit skanon sytë, duke deshifruar format e irisit të syrit. Ashtu si gjurmët e gishtave, edhe irisët e syrit janë unikë, kështu ata janë shumë të sigurt për të bërë pagesat nga pajisjet mobile. Madje është më e sigurt se veçoria që Samsung ka përfshirë tek Galaxy S3/S4 dhe Galaxy Note/Note II.
Arrows NX F-04G është telefon inteligjent Android me ekran 5.2 inç QuadHD (2,560 x 1,440), procesor me tetë bërthama (katër bërthama me shpejtësi 2GHz + katër bërthama me shpejtësi 1.5 GHz), 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 3,120 mAh.
Telefoni operon me sistemin Android 5.0 Lollipop. Teknologjia e përdorur tek ky telefon do të adoptohet edhe nga kompanitë e tjera që merren me prodhimin e telefonave.
https://www.youtube.com/watch?v=kB1GNBk3yME
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.