Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, të mërkurën qëndroi në një vizitë disa orë në Kosovë.
Ai u prit nga presidentja Vjosa Osmani, që nga nikoqiri mori ftesën për pjesëmarrje në Samitin Brdo-Brijuni që mbahet më 12 shtator.
Nga Prishtina, Pahor vendosi t’i përgjigjet homologut serb, Aleksandar Vuçiq, i cili të shtunën gjatë takimit me Pahor në Beograd, tha se Sllovenia nuk e respekton integritetin territorial të Serbisë, e Rusia , po.
“Ju them të gjithëve sa i përket Kosovës, Sllovenia e Serbia kanë qëndrime të ndryshme. Ne e kemi pranuar shtetin e Kosovës, Serbia, jo. Deklarata e tillë ishte e papranueshme dhe tendencioze. Por është ripërsëritje e dallimeve që ekzistojnë. Duhet të jetohet me këto deklarata dhe ne duhet të koncentrohemi te ajo që nga bashkon e jo ajo që na ndan”, tha Pahor në konferencë me presidenten Osmani.
Ndërkohë një çështje që dyshja presidenciale s’pajtohen është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“I thashë kolegës e mikës sime, se unë sikur që mbështes të drejtën ligjore që vjen nga Gjykata Kushtetuese, po ashtu pres që të gjendet një zgjidhje për zbatimin e ujdisë së Asociacionit. Nuk e di nëse kryetarja do të na flas për ndonjë alternativë por derisa se kemi një alternativë pra propozim nga ana tjetër vlen marrëveshja e arritur më parë”, shtoi kryetari slloven.
Nga ana e saj kryetarja e Kosovës, theksoi se shteti s’mund të krijoj strukturë një-etnike sepse bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Gjatë takimit nikoqirja i ka kërkuar mysafirit përkrahje për anëtarësim të Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe liberalizimin e vizave, që Pahor thotë se duhet të ndodh sa më shpejtë.
Presidenti i Sllovenisë, gjatë qëndrimit disa orësh në Prishtinë, mbajti takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.
https://www.youtube.com/watch?v=yK-HieFCWTg
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.