Pajisjet e përditshme, si TV, aparati i kafesë dhe prizat e dritës mund të përdoren për të mbledhur të dhëna, kanë paralajmëruar ekspertët, pas një raporti shqetësues se miliona britanez mund të spiunohen nga Kina përmes pajisjeve të mençura në shtëpi.
Mikroçipat e vendosur në vetura dhe pajisje shtëpiake si frigoriferët dhe poçat elektrike përbëjnë kërcënim "të gamës së gjerë" për sigurinë kombëtare, sepse Kina mund të 'armatosë' ato të spiunojnë miliona britanezë, thotë raporti.
Këto module ndodhen edhe në llaptopë, altoparlantë që kontrollohen përmes zërit, orët e mençura, matësit e mençur të energjisë, kamerat e derës, kamerat trupore policore, veturat, bankomatët dhe madje vaskat. Ato mbledhin të dhëna dhe mund t'iu dërgohen qeverisë kineze nëse u urdhërohet.
Ky raport, i publikuar nga organizata konsulente me bazë në Uashington, "Observe, Orientate, Decide, Act" (OODA), i shkruar nga një ish-diplomat në Pekin, Charles Parton, paralajëron: "Është koha të zgjoheni - vendet e lira dhe të hapura duhet të ndalojnë modulet e prodhuara në Kinë nga zinxhiri i furnizimit sa më shpejtë që të jetë e mundur".
Pas publikimit të raportit, MailOnline ka folur me Dan Card, ekspert për siguri kibernetike për pajisjet shtëpiake mund të spiiunojnë.
Kriminelët kibernetikë vazhdojnë të shënjestrojnë pajisjet nëpër shtëpi për të vjedhur shënime, dhe zhvillimin në teknologji nënkuptojnë se numri i pajisjeve të rrezikshme është rritur, përcjell Klankosova.tv.
Rreziku nga poçat e mençur, matësit e energjisë dhe termostatet nga këto pajisje vjen kur ato janë të lidhura me internetin e shtëpisë, thotë Card.
"Kur i lidhni këto pajisje në shtëpi, ato lidhen me internetin e juaj. Pastaj kjo do të dërgojë të dhëna dhe statistika në serverë. Megjithatë, sistemet e ngrohjes kanë aplikacione për celularë për mbledhje të shenimeve dhe azhurnime të softuerave nga përdorimi normal. Mirëpo, këto pajisje mund të jenë vet të ndjeshme dhe aplikacionet në celularë mund të jenë të ndjeshëm ndaj eksploatimit", tha Card.
Ai paralajmëroi se rrezik nga këto mund të ketë vetëm nëse ndonjë kriminal ose shtet mund të hakojë ose përdorë këto shënime.
Pajisjet tjera të mençura me rrezik të lartë të spiunazhit janë, televizorët, llaptopët, kompjuterët, printerët, kamerat e sigurimit, kamerat rezidenciale, telefonat, orët, veturat, monitorët e foshnjeve, kontrolluesit e videolojërave, sistemet e alarmit, frigoriferi, aparati i kafes, makinat e larjes dhe tharjes.
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.