Pak ditë kanë mbetur deri në nisjen e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Mbresa Hajrullahu, ish-finaliste e BBVK 1, në emisionin “Ora Shtatë” thotë se ky format është një eksperiencë e pazëvendësueshme në jetën e saj, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jam shumë falënderuese për mundësinë që më është dhënë”, u shpreh ajo.
Derisa ish-finalisti i edicionit të tretë të BBVK, Vullnet Krasniqi këshillon konkurrentët që do të marrin pjesë në BBVK 4 të shfrytëzojnë “armën”, siç janë opinionistët.
Krasniqi po ashtu thotë se nëse një banor sulmohet brenda shtëpisë, ai atëherë shihet si i fortë.
https://www.youtube.com/watch?v=JgpMqwqDY5w
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.