Fizikisht nuk arriti të shkojë.
Por, virtualisht nga Prishtina, i dyti i qeverisë kosovare në Forumin e Sigurisë në Beograd, foli për një temë pikëpyetjet rreth të cilës pak a hiç janë hequr në Kosovë.
Për audiencën në kryeqendrën e Serbisë, Besnik Bislimi, e pranoi për herë të parë që plani franko-gjerman, i afrohet më shumë qëndrimit serb, meqë nuk paraqet marrëveshje përfundimtare dhe s’përmban njohje reciproke në këtë fazë.
Detaje të tilla nga një zyrtar shtetëror i Kosovës, profesori universitar, Abit Hoxha, vlerëson se është dashur të zbulohen brenda vendit.
Propozimi i dy super-fuqive evropiane, ishte përmendur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin fillimisht e mohoi kryeministri, Albin Kurti.
Emisari amerikan për dialogun, paralajmëroi se detajet e këtij plani që ShBA e përkrahë, mund të publikohen së shpejti.
https://www.youtube.com/watch?v=SsWwb63-2bU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.