Veç edhe 9 ditë i kanë afat 4789 zyrtarë publikë për ta bërë deklarimin vjetor të pasurisë.
Por interesimi nga 1 marsi kur ka filluar ky proces është tejet i vogël. Deri të martën, 976 zyrtarë, apo rreth 20 për qind e numrit të përgjithshëm, kanë kryer këtë obligim, që sivjet bëhet sefte përmes platformës elektronike, raporton Klan Kosova.
Shoqëria civile po kritikon nëpunësit shtetërorë që po neglizhojnë këtë detyrim.
Sipas FOL-it, kjo tregon jo seriozitetin e këtyre zyrtarëve.
Për të gjithë ata që brenda afatit nuk e deklarojnë pasurinë, ka edhe pasoja me gjoba e burgim.
E në rast të kallëzimit të rremë të pasurisë, zyrtarët rrezikojnë gjobitjen dhe burgimin deri në 5 vjet. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/ufrx3VKEFj4
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.