Pak prindër i dërguan fëmijët në shkolla të shtunën. Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, deklaroi se nxënësi në shumicën absolute, sidomos në Prishtinë, nuk kanë shkuar në shkollë.
Ai e konsideroi këtë veprim të drejtë dhe ligjor, pasi e shtuna sipas tij duhet të jetë pushim e relaks për fëmijët, jo mbingarkesë pa asnjë efekt.
Edhe prindërit që u intervistuan nga Klan Kosova deklaruan se janë kundër këtij vendimi, pasi që fëmijët thanë se kanë nevojë për pushim ditën e parë të vikendit.
Megjithatë pati edhe të atillë që u deklaruan pro vendimit, pasi që besojnë se fëmijët kanë humbur mjaftueshëm mësim gjatë grevave.
Ministria e Arsimit ka vendosur që nga kjo e shtune edhe në shtatë të tjera të zëvendësohet mësimi i humbur gjatë grevës, për nxënësit nga klasa e parë e deri në të nëntën.
Vendimin përpos prindërve e ka kundërshtuar edhe SBASHK-u.
https://www.youtube.com/watch?v=pp2A19Z8T7I
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.