Nga 21 pediatër sa kishte kujdesi parësorë në kryeqytet para shtatë vjetësh, tani numëron vetëm 7 sosh.
Nga shtatori numri i këtyre profesionistëve do të bie në pesë, shkak është pensionimi.
Ndërkohë, rekrutim të këtij profili nuk ka, për arsye të konceptit të mjekësisë familjare që ka Kosova, dhe nuk parasheh posedimin e pediatërve në sektorin primar.
Ndaj, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit, së fundmi kanë nisu rekomandimin për prindërit që fillimisht fëmijët e tyre ti dërgojnë tek mjeku familjarë.
Veçse, edhe ata të cilët nuk e përfillin këtë, nuk kthehen mbrapsht dhe marrin shërbim pediatrik.
Megjithatë, prindërit më të udhës e shohin që vizitat mjekësorë për të vegjlit ti bëjnë direkt tek specialisti i fëmijëve.
Aktualisht QKMF-ja në Prishtinë ka 120 mjekë familjarë.
https://www.youtube.com/watch?v=5QjiUlobRl4&t=13s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.