Kushdo që ka bërë plane të vie në kryeqytet nga ora 10:00 e së enjtes, duhet ta bëjë këtë më herët, ose ta lë për pasdite.
Nga kjo orë deri në 12:00, të gjitha hyrjet e Prishtinës, do të bllokohen nga punëtorët e qindra bizneseve kosovare si protestë për mos shtyerjen e vendimit për liberalizim të tregut të energjisë që hyn në fuqi pas tre ditësh.
Kjo sipas shoqatave ekonomike ishte dera e fundit pasi Zyra e Rregullatorit nuk u bëri qare me dialog.
Pro bizneseve e kundër vendimit të ZRRE-së është edhe Partia Demokratike, që ka dy kërkesa.
Pjesëmarrjen në protestë e kanë konfirmuar 1,300 biznese.
https://www.youtube.com/watch?v=FOXWMq3ZzM0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.