Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma me të cilin ka folur për shqetësimet që qytetarët e hanit të Elezit kanë rreth punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.
“U dakorduam që të shqyrtojmë të gjithë kërkesat e tyre. Pas këtij procesi, bashkë me kryetarin Suma, do të zhvillojmë një takim edhe me përfaqësuesit e punë-kryesit Bechtel Enka”, ka shkruar Lekaj në Facebook rreth këtij takimi.
Komuna e Hanit të Elezit pati ndaluar më 12 tetor që të zhvillohen punimet e kompanisë “Bechtel-Enka” pas orës 23:00, në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, me arsyetimin se po iu shkakton zhurmë banorëve përreth.
klankosova.tv
●●●
FSHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.