02.03.2023 · përditësuar para 1203 dite1 min lexim
Nuk është në ndërtim e sipër.
Por është në dëmtim e sipër
Kjo është palestra sportive në qytetin e Istogut e cila u dëmtua një muaj më parë nga kushtet atmosferike prej erërave të fuqishme.
Edhe pjesa e sipërme e sallës është shkatërruar.
Prandaj, kur bie shi uji rrjedh brenda palestrës, bile edhe muret kanë filluar të marrin pamje tjetër.
Shumë të shqetësuar për gjendjen e palestrës së Istogut ishte trajneri Faruk Shala dhe kryetari i klubit të basketbollit Istogu, Rrahim Shatri.
Ndërsa, drejtoresha e sportit për Komunën e Istogut, Eliana Blakaj thotë se e kanë të pamundur komunikimin me Ministrinë e Kulturës e Sportit.
Në anën tjetër Ministria i dha një përgjigje Klanit për këtë çështje.
Ndryshe, në palestrën sportive në Istog janë zhvilluar ngjarje shumë të mëdha, bile me 12 prill të këtij viti, aty ishte parapa që “Dardanet” ta zhvillonin ndeshjen më të rëndësishme në hendboll përballë Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.