Një person ka humbur jetën sot pas një aksidenti të ndodhur mes një veture dhe një kamioni në Bresje të Fushë-Kosovës.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës për Klankosova.tv
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion”.
“Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, tha zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
https://klankosova.tv/nje-i-vdekur-nga-aksidenti-ne-bresje/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.