Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralën në magjistalen Suharekë – Shtime, konkretisht në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes pas këtij aksidenti tragjik.
Në njoftimin e policisë thuhet se një çift shtetas Maqedonas (A.S. 1979 – mashkull dhe D.M. 1985 – femër), deri sa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të qytetit të Suharekës, tek vendi i quajtur Qafa e Duhles një qenë endacak u del në rrugë, me ç’rast drejtuesi i motorit ka humb kontrollin e motorit dhe janë përplasur.
“Si pasojë e përplasjes së motorit, pasagjerja D.M. 1985 (femër) ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes deri sa drejtuesi i motorit A.S. 1979 ka mbetur i lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/tragjike-ne-qafe-te-duhles-gruaja-humb-jeten-pas-perplasjes-se-motocikletes-me-nje-qen-endacak/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.