Mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar punimet për ndërtimin e një strukture të re betoni që do të jetë pjesë e shëtitores në sheshin “Mbreti Petër”.
Ndërtimi i saj po bëhet pak metra larg murit që u hoq të dielën pas një marrëveshjeje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq që u arrit me ndërmjetësimin e BE-së, njofton Klan Kosova.
Kjo strukturë betoni do të ketë lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash.
Më poshtë mund t`i ndiqni pamjet e realizuara nga ekipi i Klan Kosovës i cili po qëndron atje.
https://www.youtube.com/watch?v=25lEaz4W4Tw&feature=youtu.be
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.