Rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale, të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan në Karakas. Në të njëjtën kohë, u dëgjuan edhe avionë që fluturonin ulët. Re tymi ishin të dukshme mbi kryeqytetin e Venezuelës dhe njerëzit nxituan të dilnin në rrugë. Nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet.Një dëshmitar i tha Reuters se zona jugore e qytetit mbeti pa energji elektrike.Dëshmitarët okularë raportuan tym që ngrihej nga hangari i një baze ushtarake.Punonjësja e zyrës, Carmen Hidalgo, tha: “I gjithë vendi u drodh. Kjo është e tmerrshme. Dëgjuam shpërthime dhe zhurma aeroplanësh në distancë.”"Ndjeheshim sikur po na godiste ajri". /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.