74-vjeçari I.H., ka humbur jetën si pasojë e një vdekjeje natyrale në Ferizaj.
Kanun Veseli, zyrtari i policisë për rajonin e Ferizajt tha për Klankosova.tv se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore.
“Sot, më datë 26.06.2025, rreth orës 10:50, në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj, kemi pranuar një informacion se një person ishte i shtrirë në tokë pa ndjenja”.
“Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale. Bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç”, tha Veseli.
Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:

[caption id="attachment_2609949" align="alignnone" width="576"]

Foto nga vendi i ngjarjes - Klankosova.tv[/caption]
https://klankosova.tv/ferizaj-74-vjecari-vdes-ne-rruge-policia-jep-detaje/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.