Sot janë bërë 17 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006.
Ibrahim Rugova u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, funeral ky i cili në historinë shqiptare mbetet si njëri nga më të mëdhenjtë, ku emra të rëndësishëm të botës morën pjesë në nderimet e fundit për të.
Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke i shërbyer vendit nga viti 1992 deri më 2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006.
Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar. U njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.
Përveç kontributit të madh që i bëri politikës së Kosovës, Rugova njihej si një personalitet tejet i thjeshtë. Ishte shumë i dashur me popullin e vetë, ku shpesh kur takohej me ta nuk mungonin as përqafimet e bisedat e ngrohta. Ai bënte një jetë modeste.
Sot, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova është publikuar një video ku e përshkuar më së miri thjeshtësinë e presidentit Rugova, teksa i dëgjonte lajmet në “Zërin e Amerikës” në një radio, pinte një kafe, cigare dhe pranë kishte familjen e tij.
Videon mund ta ndiqni këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=CXNJ5YEPYWw&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=qkrKAFZBFlk&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.