Një veturë është përfshirë nga flakët sot në qendër të Prishtinës, në afërsi të vendit të njohur si “te Plepat”.
Pamjet nga momenti i zjarrit janë dërguar nga një lexues në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihet vetura e përfshirë tërësisht nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë dhe të zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.